Një 22-vjeçar nga fshati Çegran ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht në Gostivar.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 17 shtator, rreth orës 21:30, në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”.
22-vjeçari A.S. ka deklaruar se është sulmuar nga një person nga Gostivari dhe tre persona të tjerë.
Policia e Gostivarit po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e rrethanave të ngjarjes.
