Ali Ahmeti dhe Arben Taravari në takim në Tetovë për zgjedhjet në Bërvenicë

Në Tetovë sonte po zhvillohet një takim mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, si dhe përfaqësuesve drejtues të dy subjekteve politike.

Në fokus të diskutimeve janë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026.

Sipas njoftimit, Ahmeti dhe Taravari po diskutojnë për koordinimin e aktiviteteve në terren dhe angazhimin e strukturave të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në mbështetje të kandidatit Arkin Jahiji. KSHZ-ja e ka renditur Jahijin si kandidat të AKI-së për këtë garë.

Në takim pritet të përcaktohen edhe hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe organizimit në prag të procesit zgjedhor.