22-vjeçari nga Çegrani denoncon sulm fizik në Gostivar

Një 22-vjeçar nga fshati Çegran ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht në Gostivar.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 17 shtator, rreth orës 21:30, në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”.

22-vjeçari A.S. ka deklaruar se është sulmuar nga një person nga Gostivari dhe tre persona të tjerë.

Policia e Gostivarit po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e rrethanave të ngjarjes.