Christopher Hill: “Nuk besoj se Hashim Thaçi është përfshirë në krime”

Christopher Hill, ka komentuar dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke folur veçanërisht për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një intervistë për Klan News, Hill e përshkroi Thaçin si një komandant të aftë dhe një figurë shumë të pjekur për moshën që kishte. Ai tha se gjithmonë e ka vlerësuar Thaçin dhe se nuk beson se ai është përfshirë në krime apo vepra të paligjshme.

Hill u shpreh gjithashtu se shqiptarët nuk duhet të reagojnë me mllef ndaj vendimit, por të presin procesin e apelimit. Ai tha se shpreson që vendimi i Apelit të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së.