Një influencuese gjermane, Edda Pilz, e njohur në rrjet si Edda Elisa, ka deklaruar se iu ndalua hyrja në një fluturim të Lufthansa-s për shkak të veshjes së saj, gjatë një vale të të nxehtit në Evropë.
Sipas saj, 25-vjeçarja ishte veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë sportive për shkak të temperaturave të larta mbi 30°C, por në portën e imbarkimit iu tha se veshja e saj ishte “e papërshtatshme” dhe se dukej “e zhveshur”.
Ajo pretendon se fillimisht iu mohua hyrja në avion, por më pas, pasi veshi një xhaketë dhe u mbulua më shumë, iu lejua të udhëtonte.
Influencuesja ka reaguar duke thënë se është e gatshme të respektojë rregullat, por kërkon që ato të jenë të qarta dhe të komunikohen paraprakisht.
Nga ana tjetër, kompania ajrore Lufthansa ka deklaruar se gjuha e raportuar nuk përputhet me standardet e tyre dhe se pasagjerët duhet të vishen në mënyrë të përshtatshme për një ambient publik, duke respektuar diversitetin kulturor të udhëtarëve.
Rasti ka ngjallur debat në rrjetet sociale për kufirin mes komoditetit personal dhe rregullave të udhëtimit ajror.

