Russell Crowe surprizon në rolin e një shqiptari në filmin e ri hollywoodian

Russell Crowe vjen në rolin e një shqiptari në filmin e ri, premierë botërore nesër në kinema. Në trailer, aktori i njohur portretizon “Manko Kapakun”, një pronar klubi nate nga Shqipëria, jeta e të cilit merr kthesë dramatike pas një incidenti shëndetësor gjatë një momenti intim me të dashurën e tij.

Filmi paraqet një histori me elemente tensioni dhe ngjarjesh të pazakonta, ndërsa Crowe rikthehet sërish në një produksion të madh ndërkombëtar, pas suksesit të tij të mëparshëm. Premiera pritet të shfaqet në kinematë botërore duke tërhequr vëmendje të madhe të publikut.