Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, ka bërë bujë në rrjetet sociale pas publikimit të disa pamjeve ku shfaqet një veturë luksoze pranë shtëpisë së tij.
Në storien e ndarë në Instagram, ai shihet me një Mercedes-Benz G-Class, i njohur si “G-Wagon”, ndërsa ka shkruar shkurt: “Mirë se vjen në shtëpi G”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një shtesë të re në garazhin e tij.
Pamjet kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar për modelin luksoz, një nga SUV-të më të njohura dhe më të kushtueshme në treg.
Çmimi i këtij modeli varion nga rreth 150 mijë deri në mbi 250 mijë euro, ndërsa versionet AMG arrijnë vlera edhe më të larta, duke e bërë atë një simbol luksi dhe statusi.
Edhe pse Ermali nuk ka dhënë detaje të tjera, postimi i tij ka mjaftuar që të ngjallë interes të madh në rrjet, duke u bërë shpejt viral mes fansave.

