Marrëdhënia mes Soni Malaj dhe Flori Mumajesi vazhdon të mbetet një nga temat më të komentuara edhe pas përfundimit të Ferma VIP 3.
E pyetur nga moderatori Florian Agalliu në “Post Ferma VIP” nëse kishte komunikuar me Florin pas daljes nga spektakli, Soni u përgjigj shkurt dhe me buzëqeshje: “Jo.”
Megjithatë, përgjigjja e saj u shoqërua menjëherë me batuta nga të pranishmit. Sara Karaj e pyeti me humor: “Jo po, apo jo jo?”, ndërsa Einxhel Shkira shtoi: “Nuk kanë folur sepse janë takuar.”
Nga ana tjetër, Florian Agalliu tha me shaka se e kishte kuptuar përgjigjen e vërtetë nga reagimi i Sonit gjatë bisedës, gjë që shkaktoi të qeshura në studio.
Edhe pse Soni nuk dha më shumë detaje për raportin me Flor Mumajesin, momenti i transmetuar ka nxitur sërish aludime dhe diskutime të shumta mes fansave në rrjetet sociale.
