Raporti i auditimit për vitin 2024 i Enti Shtetëror për Auditim ka evidentuar se sistemi pensional në Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me mungesë të mjeteve për të mbuluar plotësisht shpenzimet e pensioneve.
Sipas raportit, të ardhurat nga kontributet e sigurimeve pensionale dhe invalidore janë rritur me 14 për qind krahasuar me vitin 2023, duke arritur në mbi 71 miliardë denarë. Megjithatë, kjo rritje nuk ka qenë e mjaftueshme për të përballuar pagesat e pensioneve, të cilat gjatë vitit 2024 kanë arritur në mbi 90 miliardë denarë.
Auditimi ka dhënë opinion negativ lidhur me paraqitjen e gjendjes financiare dhe përputhshmërinë e transaksioneve me rregulloret përkatëse, duke theksuar nevojën për përmirësime në menaxhimin e sistemit.
Sipas të dhënave zyrtare, në fund të vitit 2024 në sistemin pensional ishin të regjistruar 556.294 persona të siguruar dhe 343.048 pensionistë, që nënkupton se për çdo pensionist ka mesatarisht 1.63 të punësuar që paguajnë kontribute, një raport që vazhdon të paraqesë sfidë për qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit.
