Kejsi Borri, motra e ish-finalistit të “Big Brother VIP Albania”, Mateo Borri, ka reaguar për herë të parë lidhur me debatin që pati në rrjetet sociale me Edisa Demollarin.
E ftuar në emisionin “She’s On Air”, Kejsi u shpreh se nuk dëshiron ta vazhdojë polemikën dhe se preferon të injorojë njerëzit që, sipas saj, nuk i japin energji pozitive.
Ajo tha se reagimi i saj i vetëm ishte për arsye morale dhe nuk ka ndërmend të japë kundërpërgjigje të tjera.
“Përderisa ajo e nisi këtë gjë dhe unë refuzova t’i jepja më shumë vëmendje për ta vazhduar, thjesht dhashë përgjigjen që e kisha detyrim moral. Nuk dua të kem asnjë lloj reagimi tjetër”, u shpreh Kejsi.
E pyetur nëse babai i saj kishte komentuar deklaratën e Edisës, sipas së cilës familjet e tyre njihen, ajo tha se nuk ka pasur asnjë reagim nga ai.
Kejsi shtoi gjithashtu se nuk do të pranonte as një përballje apo takim sqarues me Edisa Demollarin.
“Me njerëz që nuk më japin energji të mirë dhe që nuk më pëlqejnë, nuk preferoj të kem komunikim fare. Zgjedh injorimin sesa të futem në bisedë”, deklaroi ajo.
