Lajme të bukura vijnë nga këngëtari i njohur Blerando, finalisti i Big Brother VIP Kosova 2, i cili i ka dhënë fund beqarisë.
Larg vëmendjes së mediave dhe syrit të publikut, artisti ka kurorëzuar dashurinë e tij me sipërmarrësen Lena Krasniqi.
Sipas “Prive By Liberta Spahiu”, ceremonia civile është zhvilluar sot në Komunën e Prishtinës dhe çifti është martuar nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
“Po, është e vërtetë. Blerando dhe Lena janë kurorëzuar sot në Komunën e Prishtinës nga i pari i kryeqytetit, Përparim Rama”, është shprehur burimi për median.
Prej kohësh në rrjetet sociale qarkullonin aludime për raportin e tyre, por dyshja kishin zgjedhur ta mbanin lidhjen larg ekspozimit publik.
Vetë Blerando e ka konfirmuar lajmin përmes një fotografie romantike me partneren e tij, Lena, të publikuar nga Toskana e Italisë.
