Aktorja Flutura Gashi ka ndarë publikisht detaje të ndjeshme nga jeta e saj personale, gjatë një interviste në emisionin “Klan Kosova”.
Ajo ka treguar se pas vdekjes së nënës së saj ka kaluar periudha të vështira familjare, duke deklaruar se është larguar nga shtëpia nga vëllai i saj. Sipas saj, mbështetjen më të madhe e ka marrë nga dajtë, ku edhe ka qëndruar për një periudhë kohe.
Gashi u shpreh se, pavarësisht gjithçkaje, e ka falur vëllain e saj dhe se nuk mban mëri, duke shtuar se sot secili ndodhet në një situatë të vështirë.
Rrëfimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në publik për shkak të ngjarjeve të ndjeshme familjare që ajo ndau hapur.
