Vesa Vllasaliu publikon foto nga kurorëzimi, mahnit ndjekësit me vellon e bardhë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Modelja ka hapur së fundmi një pyetësor në Instagram, ku ka marrë pyetje të shumta nga fansat, përfshirë edhe ato që lidhen me jetën e saj private.

Mes pyetjeve, një ndjekës i kërkoi Vesës të publikonte një fotografi nga kurorëzimi i saj dhe ajo nuk hezitoi ta ndajë me publikun.

Në imazhin e publikuar, Vesa shfaqet e veshur me një vello të bardhë elegante dhe të ngushtë pas trupit, duke u dukur mjaft atraktive dhe plot stil.

Fotoja mori menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët komplimentuan pamjen e saj elegante dhe paraqitjen si nuse.

Image