Një rast i dhunës në familje është denoncuar në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas njoftimit të MPB-së, më 25 korrik 2026, rreth orës 10:30, në SPB Shkup një 42-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 44-vjeçare.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe për përcaktimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.
