Gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë arrestuar 11 persona në lokacione të ndryshme të vendit.
Sipas njoftimit të MPB-së, disa persona janë privuar nga liria në zona të ndryshme të Shkupit, ndërsa arrestime janë kryer edhe në pikat kufitare Tabanoc dhe Deve Bair.
Ndërkohë, në Tetovë janë arrestuar edhe tre persona nga Pallçishtë e Poshtme gjatë një kontrolli policor.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ndërmerren veprimet e mëtejshme ligjore ndaj personave të përfshirë.
