Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja lidhur me territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se disa prej këtyre zonave në të ardhmen mund t’u kthehen vendeve që, sipas tij, i kanë pasur historikisht.
Gjatë një deklarate, Putin tha se disa territore në perëndim të Ukrainës iu bashkuan shtetit ukrainas pas Luftës së Dytë Botërore me vendim të liderit sovjetik Joseph Stalin.
Sipas tij, ky proces ishte zhvilluar në kuadër të Bashkimit Sovjetik, ku kufijtë mes republikave nuk konsideroheshin si kufij ndërkombëtarë.
“Me sa duket, Stalini nuk e kishte menduar kurrë se mund të krijohej një situatë si ajo e sotmja”, deklaroi Putin.
Deklaratat e presidentit rus vijnë në një kohë kur çështja e territoreve dhe kufijve të Ukrainës mbetet një nga temat kryesore në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.
