75-vjeçarja denoncon vajzën në polici: Më dhunoi mua dhe nipin e mitur

Një 75-vjeçare nga Koçani ka kallëzuar në polici se ajo dhe nipi i saj i mitur janë maltretuar fizikisht dhe psikologjikisht nga vajza e saj.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është raportuar më 15 korrik, rreth orës 10:00, në OVR Koçani.

“Në OVR Koçani, një grua 75-vjeçare nga Koçani ka paraqitur se ajo dhe nipi i saj i mitur janë maltretuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e bija e saj, B.V.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për rrethanat e ngjarjes apo për masat e ndërmarra deri më tani, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.