Një deklaratë e bërë nga René Refo në podcast-in e saj vazhdon të jetë temë diskutimi në rrjetet sociale.
Ajo ka treguar publikisht se aktori i njohur Laert Vasili i kishte dërguar një video intime në mesazhe private, menjëherë pas një interviste që kishte zhvilluar në podcastin e saj.
René u shpreh e zhgënjyer nga ky veprim, duke theksuar se pas atij momenti ka humbur respektin për aktorin dhe ka shmangur çdo mundësi për t’u takuar me të në ambiente të përbashkëta.
Lidhur me këtë situatë është pyetur së fundmi edhe nëna e saj, aktorja Julia Ilirjani, e cila tha se është në dijeni të ngjarjes, por ka zgjedhur të mos ndërhyjë.
“Po, kam dijeni për këtë, por René është mjaftueshëm e rritur për t’u vendosur kufij njerëzve dhe për t’u treguar se si duhet të sillen me të”, u shpreh Ilirjani.
Ajo shtoi se nuk dëshironte të komentonte më tej për figurën e aktorit, duke lënë të kuptohet se raste të tilla nuk e habisin më në realitetin e sotëm.
Deklaratat kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa tema vazhdon të diskutohet nga publiku dhe mediat rozë.
