Një moment emocionues ka prekur publikun mbrëmjen e 15 majit në Sheshi Skënderbej, ku Dafina Zeqiri ndau një nga lajmet më të bukura të jetës së saj personale.
Gjatë koncertit “Supernova”, artistja zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të dytë, mes atmosferës elektrizuese, muzikës dhe duartrokitjeve të publikut.
Me shumë emocion dhe buzëqeshje, Dafina Zeqiri tregoi se djali i saj, Daskan, shumë shpejt do të bëhet vëlla i madh, duke emocionuar fansat e pranishëm në koncert.
