Një 32-vjeçar nga fshati Bogovinë i Tetovës është privuar nga liria nga policia pas një denoncimi të bërë nga një 38-vjeçar.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 20:00, kur zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë ndaluar N.I. (32).
Sipas denoncimit, 32-vjeçari kishte publikuar në një rrjet social fotografi të denoncuesit, duke pretenduar në publikim se ai i kishte borxh para.
Policia ka nisur procedurën për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e të gjitha rrethanave.
Pas përfundimit të veprimeve hetimore, pritet të ndërmerren edhe masat përkatëse ligjore.
