Një 16-vjeçar nga Tetova është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi.
Rasti ka ndodhur më 30 gusht 2026, rreth orës 17:30, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë.
Gjatë një kontrolli në komunikacion, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar një automjet të tipit “BMW” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte i mituri.
Gjatë kontrollit është konstatuar se 16-vjeçari nuk posedonte patentë shoferi.
Policia e ka konfiskuar automjetin, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të miturit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
