Zjarr alarmues në Japoni: Mijëra personave u bëhet thirrje për evakuim

Japonia është përfshirë nga zjarre pyjore në prefekturën Iwate, ku dy zona të ndryshme janë goditur nga flakët. Rreth 200 hektarë sipërfaqe janë shkrumbuar, ndërsa të paktën 2.588 persona janë paralajmëruar të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan albtime.info

Sipas autoriteteve lokale, zjarret shpërthyen pasditen e djeshme për shkaqe ende të panjohura, në zonat Kozuchi dhe Kirikiri pranë qytetit Otsuchi. Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh ekipesh zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, është lëshuar paralajmërim evakuimi për 2.588 persona që jetojnë në 1.229 banesa. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Ndërkohë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Japonisë është ngritur një njësi e posaçme për menaxhimin e krizës dhe koordinimin e veprimeve emergjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *