Radiotelevizioni i Maqedonisë zgjodhi drejtorin e ri

Zoran Ristovski është emëruar drejtori i ri i Radio Televizioni i Maqedonisë.

Vendimi është marrë nga Këshilli Programor i institucionit, i cili i ka dhënë besimin Ristovskit për të drejtuar servisin publik në tre vitet e ardhshme.

Ai do të pasojë në këtë detyrë Marjan Cvetkovski, i cili ka qenë në krye të televizionit publik për rreth 14 vite, që nga viti 2012.

Në votimin e zhvilluar, Ristovski ka marrë mbështetjen e 12 nga 13 anëtarëve të Këshillit Programor, ndërsa vetëm një ka votuar kundër. Në garë për këtë post kanë qenë gjithsej shtatë kandidatë.

Zgjedhja e tij nuk ka ardhur si surprizë, pasi emri i Ristovskit prej kohësh përmendej si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e institucionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *