Xheneta paralajmëron Gjestin: I kam të gjitha “screenshots”

Xheneta Fetahu ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Gjesti pas raportimeve për mesazhe mes tij dhe Loredana Brati.

E ftuar në emisionin “E Diell”, Xheneta u shpreh se raporti i saj me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania 4” është prishur dhe la të kuptohet se shkak është bërë pikërisht Gjesti.

“Kohën që ia kushton me iu shkru shoqeve të mia, më mirë të fokusohet te gocat e tjera, sepse nuk është nevoja t’i shkruajë pikërisht shoqeve me të cilat unë rri. Unë të gjitha i shoh dhe të gjitha ‘screenshots’ i kam”, deklaroi ajo.

Modelja nga Kosova pretendon se mes Gjestit dhe Loredanës ka diçka më shumë, ndonëse deri tani nuk ka asnjë konfirmim publik. Xheneta theksoi gjithashtu se raporti i saj me Gjestin kishte përfunduar që gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, por situata mes tyre vazhdon të komentohen në rrjet.