Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka publikuar disa fotografi të reja në llogarinë e saj në Instagram, të cilat kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Në imazhet e fundit, ajo shfaqet e veshur me një fustan të bardhë elegant, duke sjellë një paraqitje plot stil dhe finesë.
Postimi i saj është pritur me komente pozitive nga fansat, të cilët kanë vlerësuar elegancën dhe pamjen e kuruar të saj.
Xheneta vazhdon të mbetet aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj dhe paraqitje që marrin shumë vëmendje.

