Vendim i rëndësishëm për Green Card: Gjykata i kërkon Trumpit ta rikthejë lotarinë!

Një gjykatë federale në San Diego ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump të rikthejë procesin e regjistrimit për lotarinë e vizave të diversitetit për vitin 2027, e njohur si lotaria e Green Card-it.

Sipas vendimit të gjyqtares Jinsook Ohta, regjistrimi duhet të hapet deri më 18 tetor dhe të vazhdojë deri më 19 nëntor.

Programi mundëson dhënien e lejeve të qëndrimit të përhershëm në SHBA për deri në 55 mijë përfitues në vit, nga vende që historikisht kanë pasur nivele më të ulëta të emigrimit drejt Amerikës.

Administrata Trump e kishte pezulluar programin në dhjetor, ndërsa vendimi i fundit gjyqësor kërkon rifillimin e procesit për vitin 2027.