26-vjeçari nga Treboshi përfundon në pranga, akuzohet për sulm ndaj një gruaje

Policia e Tetovës ka vënë në pranga një 26-vjeçar nga fshati Trebosh, me inicialet R.I., i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 25-vjeçareje (A.G.).

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në mbrëmjen e 15 prillit 2026 në rrugën “29 Nëntori”, ndërsa pas denoncimit, efektivët kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar të dyshuarin.

Gjatë kontrollit, është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me 0.89 promilë alkool në gjak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *