Trump paralajmëron: SHBA do të bllokojë Ngushticën e Hormuzi

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar masa të ashpra detare ndaj Iranit, duke njoftuar se marina amerikane do të nisë bllokimin e çdo anijeje që tenton të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin Truth Social, Trump theksoi se ka urdhëruar kontrolle dhe ndalime për anijet që dyshohet se kanë paguar tarifa ndaj Iranit, duke e cilësuar këtë si praktikë të paligjshme.

“Kam udhëzuar marinën tonë të kërkojë dhe të ndalojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që i ka paguar taksa Iranit”, shkroi ai.

Ai shtoi gjithashtu se SHBA do të ndërmarrë veprime për neutralizimin e minave detare që, sipas tij, janë vendosur nga Irani në këtë rrugë strategjike.

“Çdo iranian që qëllon drejt nesh, ose drejt anijeve paqësore, do të shkatërrohet në ferr”, deklaroi Trump.

Sipas tij, edhe pse bisedimet kanë sjellë përparim në disa çështje, tema kryesore – ajo e armëve bërthamore – mbetet e pazgjidhur.

Trump paralajmëroi se bllokada do të nisë së shpejti dhe se edhe vende të tjera mund t’i bashkohen kësaj nisme, duke theksuar se SHBA nuk do të lejojë që Irani të përfitojë nga ajo që ai e quajti “akt i paligjshëm zhvatjeje”.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ku Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të rëndësishme për qarkullimin global të naftës dhe transportin detar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *