Incident në Shkup, tetovari sulmon një taksist

Policia njofton se më 11.04.2026, rreth orës 22:10, në SPB Shkup është paraqitur një rast sulmi fizik në zonën e komunës Aerodrom.

Sipas denoncimit të bërë nga M.P. (41) nga Shkupi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, derisa ai ndodhej në automjetin e tij taksi, ku është sulmuar fizikisht nga V.D. (46) nga Tetova.

Nga autoritetet bëhet e ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pas dokumentimit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *