Tre persona gjenden pa shenja jete në Shkup gjatë fundjavës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për tre raste të ndara të vdekjeve të regjistruara gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit.

Sipas informacioneve zyrtare, B.O. (69) është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në komunën Qendër.

Po atë ditë, S.E. (63), shtetas i Republikës së Turqisë me leje qëndrimi në vend, është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në zonën e Bit Pazarit.

Ndërkohë, në fshatin Kuçkovë, nën një automjet të tipit “Opel” me targa të Shkupit, është gjetur pa shenja jete C.R. (67) nga fshati Vollkovë.

Mjekët e Ndihmës së Shpejtë kanë konstatuar vdekjen e të tre personave, ndërsa sipas të dhënave fillestare nuk janë vërejtur shenja dhune. Me urdhër të autoriteteve kompetente, trupat janë dërguar për autopsi, e cila pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes