Rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci, katër viktima dhe dy persona të zhdukur

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël pranë Medulin, në rajonin bregdetar të Istrias në Kroaci.

Sipas informacioneve paraprake, ekipet e shpëtimit dhe autoritetet kompetente kanë ndërmarrë kërkime intensive për gjetjen e dy personave të tjerë që rezultojnë të zhdukur pas aksidentit.

Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa hetimet për shkaqet e rrëzimit të aeroplanit vazhdojnë. Autoritetet kroate pritet të publikojnë më shumë detaje pasi të përfundojnë verifikimet në vendngjarje.