Të shtëna me armë ndaj një Audi në Kumanovë, autorët po kërkohen

Një ngjarje me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në një rrugë lokale në zonën e Kumanovës.

Sipas informacioneve, dy persona që udhëtonin me një moped kanë qëlluar disa herë me armë drejt një automjeti “Audi”, i cili po lëvizte në drejtim nga lagjja Karposh drejt fshatit Nikuljane.

Rasti është denoncuar në polici rreth orës 02:45. Automjetin e drejtonte një 34-vjeçar nga Kumanova.

Për fat të mirë, nuk ka persona të lënduar.

Policia po ndërmerr masa për identifikimin, gjetjen dhe arrestimin e personave që kanë shtënë me armë.