Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me ligjin për përfaqësim të drejtë, duke e cilësuar atë si të dëmshëm për shqiptarët.
Pas deklaratave të tij, ka ardhur një kundërpërgjigje nga përfaqësuesi i VLEN-it, Bashkim Hasani, i cili e ka akuzuar Osmanin për hipokrizi dhe qëndrime kontradiktore.
Përmes një postimi publik, Hasani ka kundërshtuar qëndrimet e Osmanit, duke rikujtuar rolin e tij në heqjen e mekanizmit të njohur si “Balancuesi”.
Në reagimin e tij, Hasani shkruan:
“Vazhdojmë t’ju demantojmë çdo ditë!
I njëjti Bujar që sot sulmon Ligjin për përfaqësim të drejtë, është po ai që si ministër dha dritë jeshile për heqjen e Balancuesit, pa asnjë plan, pa asnjë zgjidhje, pa asnjë përgjegjësi.
Atëherë e hoqi mekanizmin pa ofruar zëvendësim.
Sot flet sikur nuk ka qenë pjesë e problemit.
Kjo nuk është qëndrim, kjo është hipokrizi.
SHQIPTARËT S’JANË VEGËL, SHQIPTARËT JANË LIGJ!”, përfundon Hasani.
Nga ana tjetër, Osmani ka mbrojtur qëndrimin e tij, duke e cilësuar iniciativën për ligjin si një hap të dëmshëm për shqiptarët në vend.
