Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa aplikimi për vaksinim është hapur përmes sistemit elektronik „Termini Im”.
Deri më tani kanë mbërritur 30 mijë doza vaksinash, ndërsa deri më 15 nëntor pritet të sigurohen edhe 26 mijë të tjera. Synimi i autoriteteve është që këtë sezon të sigurohen gjithsej 80 mijë doza.
Përparësi në vaksinim do të kenë:
Personat mbi 65 vjeç
Të sëmurët kronikë
Gratë shtatzëna
Punonjësit shëndetësorë
Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç
Ndërkohë, pritet edhe furnizimi me vaksina të reja BCG, të cilat përdoren për mbrojtjen e të porsalindurve nga tuberkulozi. Dozat e reja janë siguruar përmes UNICEF-it nga një prodhues japonez dhe pritet të mbërrijnë brenda pak ditësh.
