Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër Donika Gërvallën gjatë një interviste në emisionin “Pressing” në T7.
Gjini tha se nuk ka respekt për Gërvallën dhe e kritikoi për qëndrimin e saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se ajo nuk kishte reaguar pas verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Ai përmendi edhe deklaratat e mëparshme të Gërvallës ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, ndërsa tha se e konsideron të dhimbshme që ajo aktualisht përfaqëson Kosovën.
“Është çika e Jusuf Gërvallës, po nuk është Jusuf Gërvalla”, deklaroi Gjini, duke shtuar se sipas tij, Gërvalla në të kaluarën i kishte quajtur me tone të ashpra luftëtarët e UÇK-së.
