Kasami takon Koordinatoren e OKB-së, në fokus kultura dhe të rinjtë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me Rita Columbia, ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët.

Sipas Kasamit, në fokus të bisedës kanë qenë kultura, të rinjtë dhe përfshirja e tyre aktive në jetën shoqërore.

“Sot u takova me Rita Columbian, Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, ku diskutuam mundësitë për bashkëpunim të përbashkët, me fokus të veçantë në kulturë, të rinjtë dhe përfshirjen e tyre aktive në jetën shoqërore. Besoj se përmes partneritetit dhe nismave të përbashkëta do të krijojmë mundësi të reja për zhvillimin e shoqërisë tonë dhe fuqizimin e të rinjve”, ka shkruar Kasami.

Ai theksoi se partneriteti me institucionet ndërkombëtare mund të kontribuojë në krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e komunitetit dhe fuqizimin e të rinjve.