Reperja e njohur Tayna ka folur së fundmi për albumin e saj më të ri “Genesis”, gjatë një interviste me moderatorin Meriton Mjekiqi.
Gjatë bisedës, artistja ndau detaje rreth procesit të punës dhe bashkëpunimeve muzikore që janë bërë pjesë e projektit.
Në intervistë u përmend edhe emri i Yll Limani, për të cilin fansat prej kohësh kanë kërkuar një duet me Taynën.
Ajo tregoi se një bashkëpunim mes tyre kishte qenë në plan, por nuk arriti të realizohej në momentet e fundit.
“Kemi pasur me bë bashkë me Yllin, po ka qenë në moment të fundit”, u shpreh Tayna.
Artistja shtoi se përzgjedhja e bashkëpunimeve në album është bërë me shumë kujdes, duke u bazuar në harmoninë artistike dhe konceptin e “Genesis”.
Sipas saj, projekti përfaqëson frymën dhe identitetin që ajo dëshiron të sjellë aktualisht në muzikë, duke lënë të hapur mundësinë për një duet me Yll Limanin në të ardhmen.
