Rikthimi i vëmendjes te dyshja dikur shumë e komentuar, MC Kresha dhe Rozana Radi, ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale pas përballjes së tyre të fundit televizive.
Së fundmi, Rozana ka tërhequr vëmendje në TikTok pasi ka nisur të ndjekë faqen zyrtare të “Meraki”, markës që menaxhohet nga bashkëshortja e reperit, Erzina.
Jo vetëm kaq, por këngëtarja ka ndarë edhe një video nga dueti i tyre i njohur “Jaba Daba Du”, duke rikthyer nostalgjinë te fansat.
Për këtë situatë u pyet edhe Erzina gjatë emisionit “Prive By Liberta Spahiu”, ku ajo reagoi me sportivitet dhe qetësi.
Ajo falënderoi Rozanën për mbështetjen ndaj biznesit të saj dhe theksoi se mes tyre nuk ekziston asnjë keqkuptim apo inat.
