Aksident në Tetovë, këmbësori pëson lëndime të rënda

Më 28.04.2026 rreth orës 07:50, në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë, një automjet “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.R. (54), ka goditur këmbësorin A.K. (29), po ashtu nga Tetova.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Me urdhër të prokurorit publik, vendi i ngjarjes është inspektuar nga ekipi i SPB Tetovë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *