Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova është pritur sot në takim nga homologu i saj turk, Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin ka zhvilluar një bisedë konstruktive.
Në një postim në Facebook, Siljanovska-Davkova ka theksuar se pret që Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë të hapë mundësi të reja për një bashkëpunim më të strukturuar mes dy vendeve.
“Falënderoj Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për mikpritjen, bisedën konstruktive dhe të sinqertë në Dolmabahçe të Stambollit. Ne pajtohemi që marrëdhëniet maqedonase-turke bazohen në miqësi të fortë, besim dhe mbështetje të vazhdueshme, me një kontribut të rëndësishëm të investimeve turke në shoqërinë maqedonase në përgjithësi”.
“Ne presim që Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë të hapë mundësi të reja për bashkëpunim më të strukturuar. Faleminderit për ftesën për të marrë pjesë në Forumin e 5-të Diplomatik në Antalia, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm në kontekstin global të sotëm”, ka shkruar ajo.
