Shpejtësi ekstreme në rrugën Tetovë–Shkup, ndalohet 21-vjeçari nga Prilepi

SPB Tetovë njofton se më 15.04.2026, rreth orës 14:10, në autostradën Tetovë–Shkup, është privuar nga liria një 21-vjeçar nga Prilepi.

Sipas policisë, bëhet fjalë për E.H., i cili gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar teksa drejtonte një automjet të tipit “Volkswagen Golf” me targa të Prilepit.

Pas verifikimeve, është konstatuar se ai po lëvizte me shpejtësi prej 182 km/orë, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 100 km/orë.

Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *