Një shtetas shqiptar dyshohet se ka sulmuar fizikisht partneren e tij 37-vjeçare nga Struga, në një plazh përgjatë liqenit në Strugë, përcjell AlbTime
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është raportuar mbrëmë rreth orës 21:50 në Stacionin Policor në Strugë. Shtetasi shqiptar me inicialet S.G. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij.
Policia njofton se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit të dyshuar do të ngrihet kallëzim përkatës./AlbTime.info
