Jovica Andovski jep dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Shëndetësisë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij qeveritar.

Dorëheqjen ia ka dorëzuar kryeministrit Hristijan Mickoski më 9 tetor, ndërsa sot ajo është depozituar në Kuvend.

Andovski ka bërë të ditur se vendimin e ka marrë për arsye personale, duke e falënderuar kryeministrin për besimin dhe mbështetjen gjatë ushtrimit të detyrës.

“Ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për besimin e dhënë, mbështetjen e deritanishme dhe bashkëpunimin gjatë ushtrimit të funksionit tim. Për mua ishte nder dhe përgjegjësi të jem pjesë e Qeverisë dhe të kontribuoj në përmirësimin e sistemit shëndetësor”, thuhet në mesazhin e tij.