SPB Tetovë arreston një 41-vjeçar pas bastisjes në shtëpinë e tij

Një 41-vjeçar nga Tetova është arrestuar pas një bastisjeje të kryer nga zyrtarët e SPB Tetovë.

Sipas njoftimit të policisë, më 2 korrik 2026, në bazë të një urdhri gjyqësor, është kontrolluar shtëpia dhe ambientet ndihmëse të personit me inicialet B.A. (41), ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi marihuane.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.