Shkoi në Zvicër për disa muaj, ndërtoi një histori suksesi 35-vjeçare

Historia e Lirim Begzati nga Gostivari është një dëshmi e përkushtimit dhe fuqisë së arsimit.

Para më shumë se tre dekadash, ai shkoi në Zvicër si punëtor sezonal me një kontratë disa mujore, pa e ditur se ai udhëtim do t’i ndryshonte rrjedhën e jetës.

Në vend që të kthehej pas përfundimit të kontratës, Lirimi vendosi të ndërtonte të ardhmen në Zvicër. Ai vazhdoi studimet në Universiteti i Neuchâtel-it, ku fitoi titullin Master në Drejtësi, duke u bërë një nga juristët e parë shqiptarë të diplomuar në një universitet zviceran gjatë viteve ’90.

Tradita e suksesit akademik vazhdoi edhe te fëmijët e tij. Djali i madh, Fisniku, përfundoi studimet në Universiteti i Gjenevës me Master në Ekonomi Ndërkombëtare dhe sot punon për një kompani amerikane në Gjenevë. Ndërkohë, Doriani ka fituar së fundmi titullin Master në Drejtësi në Universitetin e Neuchâtel-it.

Nga një kontratë sezonale deri te tre diploma universitare brenda një brezi, historia e familjes Begzati përfaqëson një shembull të përkushtimit ndaj dijes dhe punës.

Lirim Begzati është gjithashtu djali i Begzat Begzati, i njohur si një nga pishtarët e arsimit dhe publicistikës shqiptare.