Soni publikon imazhe nga pushimet, duket mahnitëse

Këngëtarja e njohur Soni Malaj po vazhdon të jetë mjaft aktive në muzikë, duke marrë pjesë së fundmi në disa mbrëmje muzikore ku ka argëtuar të pranishmit me zërin e saj.

Përveç angazhimeve profesionale, Soni është aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj.

Ajo po i vazhdon pushimet edhe gjatë këtij muaji në bregdetin e jugut. Nga atje, këngëtarja ka publikuar një fotografi në shoqërinë e një mikeje.

E veshur me bikini, Soni Malaj ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj verore.