Edi Rama: S’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, përmes të cilit ka shprehur dashurinë dhe mbështetjen e tij për vendin.

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, ka shkruar Rama.

Mesazhi vjen në një kohë kur në Shqipëri po zhvillohen protesta, të shoqëruara me tensione dhe akte dhune.