“Si je lidhur me këtë gjyshin?”, partnerja shumë më e re e Klod Dedës reagon ndaj komenteve

Diferenca në moshë mes Klod Dedja dhe partneres së tij, Ersa Kana, vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale.

Pas deklaratës së Klodit në “Ferma VIP”, ku zbuloi se po jeton një histori dashurie me një vajzë 25 vite më të re, marrëdhënia e tyre mori vëmendje të madhe mediatike dhe u kthye në objekt diskutimesh online.

Romanca e çiftit u bë edhe më e njohur pasi Ersa theu rregullat e izolimit për t’i bërë një vizitë surprizë partnerit të saj brenda fermës, moment që u komentua gjerësisht nga publiku.

Megjithatë, krahas mbështetjes, 25-vjeçarja është përballur edhe me komente paragjykuese në rrjet, ku disa ndjekës kanë ironizuar diferencën e madhe në moshë mes tyre.

Përballë këtyre reagimeve, Ersa ka zgjedhur të mos përgjigjet me deklarata direkte, por përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku ka ndarë momentet më romantike dhe të lumtura pranë Klodit.

Me këtë veprim, ajo duket se ka dhënë mesazhin e saj të qartë se marrëdhënia mes tyre vazhdon pavarësisht kritikave dhe komenteve negative.