Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë realizuar daljen e tyre të parë televizive si çift pas përfundimit të “Big Brother VIP 5”, ku ishin të ftuar në emisionin “Wake Up”.
Gjatë intervistës, dyshja folën për eksperiencën e tyre pas reality show-t, projektet që po përgatisin, si edhe planet për karrierën.
Selin tregoi se ka zgjedhur të mos nxitojë me angazhimet publike, duke marrë kohë për veten pas përfundimit të formatit. Ajo u shpreh se nuk ka dashur të ndjekë ritmin e zhurmës mediatike, por të punojë në qetësi për projektet e ardhshme.
“Po punoj për sezonin e ri dhe shumë shpejt do të ndaj me publikun gjëra të bukura, por ende nuk ka ardhur momenti t’i zbuloj,” u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, DJ Gimbo theksoi se pjesëmarrja në “Big Brother VIP” u ka dhënë një shtysë të madhe në karrierë, por sipas tij, suksesi varet nga mënyra se si menaxhohet kjo mundësi.
Ai shtoi se tashmë është i fokusuar në projektet e reja dhe synon ta shfrytëzojë sa më mirë mbështetjen dhe vëmendjen e publikut që ka fituar pas formatit.
