Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë është regjistruar pranë Kopenhagës, duke shkaktuar lëkundje që janë ndier edhe në jug të Suedisë, përfshirë qytetet Malmö, Lund dhe Helsingborg.
Sipas raportimeve të para, shumë banorë kanë ndier dridhje të forta në banesa, ndërsa janë lëkundur dritaret, ndërtesat dhe mobiliet. Fillimisht, disa qytetarë menduan se bëhej fjalë për shpërthime ose punime ndërtimore.
Sistemi “Android Earthquake Alerts” raportoi se epiqendra ishte pranë Solrød Strand, në jug të Kopenhagës, rreth orës 16:14.
Deri tani nuk raportohen dëme serioze apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet daneze dhe suedeze pritet të publikojnë informacione zyrtare në vijim.
